Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të nisë një fazë e re për shërbimet në Kadastër dhe kontakti me qytetatët do të jetë përmes “online”.
Rama bëri të ditur gjithashtu se do të ngrihet një Task-Forcë e brendshme në Kadastër, për ata punonjës që shfrytëzojnë postin për interesat e tyre personale, duke shtuar se askush nuk ka pse të trembet nës zbaton ligjin.
“Task forcë e brendshme në kadastër për punonjësit që shfrytëzojnë postin për interesat e tyre. Procesi i nisur pas 500 vjetësh i përpjekjes për të vendosur disa pika mbi “I” në raport me ligjin, apo të zyrtarëve të lartë, duhet të trembi ata që duan t’i bëjnë bisht ligjit. Një task force do të ngrihet për të bërë prerjen e të gjitëh bishtrave në zyrat e kadastrës“, tha Rama.