Qeveria shqiptare i dha sot dritën jeshile blerjes së 3 dronëve turq të armatosur “Bayraktar TB2” per të rritur sigurinë kombëtare.
Kontrata e shit-blerjes për “furnizimin me një sistem mjetesh ajrore pa pilot” u nënshkrua dhjetorin e kaluar dhe u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Gjithashtu rreth 30 persona do të trajnohen për t’i përdorur këto dronë ushtarakë.
Sipas autoriteteve shqiptare, fillimisht do të blihen 3 dronë ushtarakë do të përdoren për qëllime të ndryshme, si identifikimi i parcelave me kanabis në luftën e tyre policore kundër këtyre kulturave të paligjshme, një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi ballkanik.
Shqipëria i bashkohet kështu vendeve të tjera të rajonit që e kanë blerë këtë lloj arme nga Turqia, prodhuesi i katërt më i madh në botë i dronëve pas Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Kinës.