GREQI : Tragjedi në asfalt. Një 18-vjeçar shqiptar humb jetën nga përplasja me një kamion.

Greqi

Aksidenti ka ndodhur sot pas mesditës përballë objekteve të Agia Marina në rrethin Agios Tryphons.

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur pak pas mesditës të së martës, 6 qershor, në lagjen Agios Tryphons në Kavallë.

Për arsye të panjohura deri më tani, motoçikleta me të cilin udhëtonte është përplasur me një mjet transporti mbetjesh të Bashkisë Kavallë në Agia Marina. Si pasojë e përplasjes së dhunshme ishte plagosja me vdekje e të riut shqiptar (lindur në vitin 2005) dhe plagosja e lehtë e pasagjerit të tij.