Emigracioni sot është një temë e nxehtë e Shqipërisë, ku në Britaninë e Madhe ka shqetësim nga një pjesë e qeverisë. Nëse në politikën tonë ka akuza për shpopullim dhe shenjat drejtohen tek qeveria ”Rama 3”, shqiptarët tani po lënë vendin bashkë me familjet me qëllimin për të mos u kthyer më për të jetuar në atdhe.
Ekspertët i lexojnë në këtë mënyrë shifrat e publikuara nga INSTAT. Ky trend faktohet edhe nga rikthimet e ulëta nga kurbeti, të përgjysmuara krahasuar me vite më parë. Teksa me 46 mijë të larguar në 2022-in, emigracioni regjistroi nivelin më të lartë të 8 viteve të fundit, rikthimet ishin ndër më të ulëtat historike, me vetëm 14 mijë raste.
Eksperta Teuta Nunajt pritet të ndikojnë në shumë sektorë negativisht. Largimet flasin për gati 12,500 më pak në vetëm një vit. Shifrat sipas ekspertëve janë edhe më të larta, teksa këto të dhëna i referohen vetëm statistikave publike dhe jo një censi të mirëfilltë të popullsisë, që pritet të realizohet në vjeshtë.