Emigracioni : Ja ku është përqindja më e madhe e të huajve të regjistruar !

Bota Emigracioni

Në terma absolutë, numri më i madh i të huajve që jetojnë në Shtetet Anëtare të BE më 1 janar 2017 janë regjistruar në Gjermani (9.2 milionë), Mbretëria e Bashkuar (6.1 milionë), Italia (5.0 milion), Franca (4.6 milion) dhe Spanja (4.4 milion). Të huajt në këto pesë shtete anëtare përbënin një total prej 76% të numrit të përgjithshëm të të huajve që jetojnë në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, ndërsa në të njëjtat pesë shtete anëtare ajo përbënte 63% të popullsisë së BE-28.

Në terma relativë, shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të madhe të të huajve ishte Luksemburgu, pasi të huajt përbënin 48% të popullsisë së përgjithshme. Një përqindje e lartë e shtetasve të huaj (10% ose më shumë e popullsisë rezidente) u gjetën gjithashtu në Qipro, Austri, Estoni, Letoni, Belgjikë, Irlandë, Maltë dhe Gjermani. Nga ana tjetër, të huajt llogariten për më pak se 1% të popullsisë në Poloni dhe Rumani (0.6% në të dy vendet) dhe në Lituani (0.7%).