Protesta

Kulture Letersi

Në protestë mijëra;
Vetja ime e shkuar,
vetja ime e sotme,
vetja ime e ardhme,
mijëra ish unë,
mijëra unë çdo të jem.

Kockëmishi im i statujt,
në qendër.

Sheshet janë plot,
parqet, taracat, sokakët plotë janë,
tej e tej vetja ime.

Të gjithë brohorasin,
fishkëllejnë dhe këlthasin;
e kaluara ish persekutimi,
e tashmja është ndëshkimi,
e ardhmja e tjetrit s’do të jetë.

Mbretërit kanë qenë demonë,
mbretërit demonë janë,
mbretërit demonë do të jenë.

Jo!
Jo, në qofsha unë mbreti.

Në qofsha unë mbreti,
Rroftë mbreti,
se mbreti jam unë,
engjëllori,
qenia kockëmishe,
e statujt.

Sheshet janë plot e përplot,
taracat, sokakët, përplot janë;
Ja vetja ime e shkuar,
vetja ime e sotme,
vetja ime e ardhme,
mijëra ish unë,
mijëra unë ç’do të jem.

Për mbretin fishkëllejnë dhe këlthasin,
brohorasin,
dhe kanë të drejtë,
se mbret duan MUA.

Protesta vazhdon,
sot, nesër, sa të shterojn

Noke Abilekaj.