Kush është George Floridis, ministri i ri i Drejtësisë në Greqi

Greqi

Në vitin 2010 ai u largua nga grupi parlamentar i PASOK-ut dhe dha dorëheqjen nga mandati i tij. Në tetor 2011 themeloi partinë “Bashkimi Social”, (Κοινωνικός Σύνδεσμος) dhe më 7 janar 2015 u rreshtua me PASOK-un.

Ministri i Drejtësisë, Giorgos Floridis, lindi më 4 qershor 1956 në Stavrochori, Kilkis. Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Aristoteli të Selanikut. Gjatë viteve studentore u njoh edhe me Evangelos Venizelos. George Floridis u zgjodh kryetar i Odës së Avokatëve Kilkis në vitin 1993 (mars 1993-tetor 1993).

Në vitin 1994 u zgjodh prefekt i Kilkisit dhe dha dorëheqjen në vitin 1996 dhe u zgjodh deputet i PASOK-ut. Më pas u rizgjodh 4 herë deputet në vitet 2000, 2004, 2007 dhe 2009. Zv/ministër i Brendshëm, Administratës Publike dhe Decentralizimit (30 tetor 1998 – 13 prill 2000), zëvendësministër i Kulturës përgjegjës për Sport (13 Prill 2000 – 24 Tetor 2001), Zëvendës Ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave (24 Tetor 2001 – 7 Korrik 2003) dhe Ministër i Rendit Publik (7 korrik 2003 – 10 mars 2004).

Në vitin 2010 u largua nga grupi parlamentar i PASOK-ut dhe dha dorëheqjen nga mandati i tij. Në tetor 2011, ai themeloi partinë “Bashkimi Social” dhe më 7 janar 2015 u rreshtua me PASOK-un.