37-vjeçarja nga Shqipëria është arrestuar pasi rrezikonte një të mitur
Një 37-vjeçare është arrestuar në Selanik pasi ka venë në rrezik një të mitur, pasi ka lënë vetëm në shtëpi fëmijën e saj një vjeç.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 11 të mëngjesit të së martës, në një banesë në qendër të qytetit. Policia dyshohet se u lajmërua nga fqinjët të cilët dëgjuan fëmijën duke qarë dhe u shqetësuan.
Oficerët e policisë janë nxituar drejt shtëpisë dhe pas kontrolleve kanë vënë në pranga nënën 37-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila do të dërgohet pranë organeve gjyqësore kompetente me akuzën se ka venë në rrezik jetën e të miturit.