Athina është një nga qytetet më të bukura në botë, renditet në vendin e gjashtë…

Bota

Revista gjermane e rendit kryeqytetin grek në vendin e gjashtë – Venecia është e para në listën e Focus për qytetet më të bukura në botë

Në kërkim të qytetit më të bukur në botë, nuk mund të anashkaloni disa gurë të çmuar, shumë prej të cilëve ndodhen në “zemrën” e Europës, siç është Athina, thekson revista “Focus”.

Në listën e dhjetë qyteteve më të bukura në botë, të cituar nga revista gjermane, është përfshirë edhe kryeqyteti grek, duke zënë vendin e gjashtë. Në krye të listës është Venecia.

Athina është qendra kulturore e Greqisë antike

Nuk është vetëm kryeqyteti i Greqisë, por edhe dëshmitar i një kulture me ndikim dhe të rëndësishëm deri më sot. Pamjet antike të Athinës sigurojnë në sektorin e turizmit një nga burimet kryesore të të ardhurave për qytetin. Pothuajse 7 milionë vizitorë vizitojnë kryeqytetin grek çdo vit. Akropoli, një atraksion me famë botërore, është një nga destinacionet më të njohura për turistët. Shumë tempuj, si ai i Hefestit dhe i Partenonit, mbahen në gjendje shumë të mirë.