Petrit Vasili thirret në SPAK, çfarë pritet të dëshmojë…

Aktualitet

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është paraqitur këtë të premte në SPAK. Burime bëjnë me dije se ai do të dëshmojë në lidhje me dosjen e lobimit të LSI-së në SHBA.

Në kallëzimin penal të dorëzuar në SPAK, të publikuar nga mediat thuhet se Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.

Ky shpenzim nuk është deklaruar as nga LSI-ja në KQZ dhe as nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili në ILDKPKI. Sipas kallëzuesit jemi para veprave penale të ‘pastrimit të parave’, ‘fshehjes së pasurisë’, ‘korrupsionit’ dhe ‘falsifikimit’.