Nënë e bijë vdesin në shkretëtirë nga uria dhe etja, foto e tyre të këput shpirtin

Bota

Fotoja e një nëne dhe vajzës së saj që vdiqën nga etja dhe uria në shkretëtirën në kufirin midis Tunizisë dhe Libisë po bën xhiron e botës.

Fotoja është shkrepur ditët e fundit nga një gazetar libian dhe më pas u shpërnda nga Organizata të ndryshme joqeveritare. Në pamjet tragjike, nënë e bijë shtrihen të pajeta pranë njëra-tjerës në rërën e nxehtë, me trupat e tyre të djegur nga dielli.

“Në dunat mbytëse, ëndrrat e tyre takuan fundin: dashuria e një nëne, ëndrra e parealizuar e një vajze të vogël”
, shkruan në Twitter aktivistët e Refugjatëve në Libi.

“Kufiri midis Tunizisë dhe Libisë është një pellg ujëmbledhës steril por megjithatë i rrëmbyer nga politikanët perëndimorë. Aty ku ëndrrat thyhen dhe humanizmi sfidohet”.

Qindra emigrantë afrikanë u dëbuan nga qyteti tunizian Sfax (qendror-lindor), pika kryesore fillestare e emigrimit të paligjshëm në Evropë, përpara se të transferoheshin në zonat afër Libisë në lindje dhe Algjerisë në perëndim.

Dëshmitë e mbledhura nga OJQ-ja tregojnë se ata kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe strehë në mes të shkretëtirës. Gjysmëhëna e Kuqe Libiane ka nisur gjithashtu një apel për të ndihmuar të dëshpëruarit e bllokuar në kufi.

“Ne jemi të bllokuar. Nuk mund të shkojmë përpara as prapa. Kemi nevojë për ndihmë, nuk kemi ushqim e ujë”, janë thirrjet e afrikanëve përmes videove të postuara në internet.