Në një operacion ka shkaktuar trazira në komunitetin lokal në Bashkinë e Nafplionit, ku efektivët e policisë arrestuan një 50-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për mashtrim dhe kishte arritur të arratisej nga Shqipëria 14 vite më parë.
50-vjeçari akuzohet se ka kryer mashtrim në Shqipëri nga viti 2008 deri në vitin 2009 dhe ka arritur të arratiset në Greqi. Ai u gjet në Nafplion nga persona të sigurimit, të cilët konstatuan se ndaj tij ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ku dhe i vunë në pranga.
Veç akuzave për mashtrim, më shumë interes shkakton rasti i 50-vjeçarit pasi kishte krijuar një kompani dhe po realizonte projekte për Bashkinë e Nafplionit!
Zbulimet shkaktuan bujë në opozitën e Bashkisë, e cila filloi të shqyrtonte me shqetësim të dukshëm projektet që i ishin caktuar kompanisë së të arrestuarit, për të cilin tashmë ka nisur procesi për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Edhe pse detajet e mashtrimit nuk janë zbardhur ende, duket qartë se 50-vjeçari ka arritur të ndërtojë një jetë krejt të re në Greqi, duke krijuar marrëdhënie me Bashkinë
Arrestimi i fundit i 50-vjeçarit shqiptar ka ngritur pikëpyetje serioze për autoritetin bashkiak të Nafplionit dhe më konkretisht për kryebashkiakun Dimitris Kostouros. Shqiptari ka bërë të mundur që një person i kërkuar ndërkombëtarisht ka qëndruar i paprekur për një periudhë kaq të gjatë kohore dhe duke marrë projekte madhore.
Media lokale shtron pyetjen se çfarë kriteresh ka ndjekur kryebashkiaku Kostouros në zgjedhjen e këtij personi për projekte të tilla? Është një pyetje që duhet përgjigjur pasi qytetarët e Nafplionit kanë të drejtë të dinë se si përdoret paraja publike.
Burimi: Argolida Planet