Skandal / Mjekët i kërkuan 5 mijë euro, 35-vjeçarin e lënë pa mjekim deri sa plaga i zë krimba

Kryesore Shendeti

Pas një aksidenti më 13/07/2023, 35 vjeçari Eduart është shtruar ne spitalin Ushtarak (Spitali i Traumës) dhe është lënë pa mjekim një javë deri sa plaga ka zenë krimba.

Sipas 35-vjeçarit, ai është lënë qëllimisht pa mjekuar nga doktorët, të cilët i kanë kërkuar 5.000 euro për të kryer operacionin në këmbë.

Ishte nëna e tij që ka parë krimba në këmbën e tij ne tentim për të ndërruar fashon.

Alarmi u dha dhe mjekët të tensionuar nga turpi e fusin menjëherë në operacion dhe pas dy ditësh e dërgojnë në shtëpi në shenjë hakmarrje.

Nëna e tij nëpërmjet një video kërkon ndihmën autoriteve përkatëse dhe mediave për djalin e saj, i cili sot është në gjendje të mjerueshme.

“Jam e varfër dhe nuk kam para. Djali im ka tetë ditë pa ndërruar plagën që kur ka dalë nga spitali. Ai qëndroi 5 ditë atje dhe tani nuk ka kush ta mjekojë dhe ta shikojë. Po te doni me ndihmoni me dërgoni ndonjë gazetar te shohë gjendjen e djalit. Lekët doktori i mori dhe ma nxorri djalin brenda 5 diteve. Këtë do nëna juaj”- u shpreh ajo.

“Isha në gjendje koma për 36 ditë. Më mbajtën në sallë deri sa zuri këmba krima. Pasi u bëra operim me datë 25 më nxorrën nga spitali. Në spital nuk kishte kondicioner, doktorët vinin te shikonin si je si shkon, lekët të xhepi dhe iknin. Nuk më panë deri sa këmba zuri krimba. Kater dite pas operimit me përzunë nga spitali, duke me thene se kam imunitet te forte dhe nuk kam nevoje për spital. Nuk kam mundësi në shtëpi që ti bej shërbim vetes sime, kur une nuk mund te lëviz fare”- u shpreh Eduarti.

Pyetja shtrohet si ka mundësi që të ndodhin gjera të tilla skandaloze në spitale shtetërore ?

Si ka mundësi që mjekët lënë pa mjekuar pacientin për një javë të tërë duke ditur se personi ka bërë aksident automobilistik?

Kjo është mjekësia falas e premtuar nga qeveria shqiptare që në dëlirin e saj ka lënë çdo gjë pas dore?