NJË I BURGOSUR 30-VJEÇAR KA VDEKUR NË BURGUN E TRIKALLËS NË GREQI

Greqi

Shkaku i saktë i vdekjes së tij do të zbulohet nga ekspertiza mjeko-ligjore që pritet të kryhet.

Një 30-vjeçar i burgosur në burgjet e Trikalasë ka ndërruar jetë pasditen e vonë të së shtunës pasi nuk është ndjerë mirë. I burgosuri u transferua menjëherë nga burgjet e Trikallës në spitalin e qytetit ku u konstatua tashmë i vdekur, sipas trikalaopinion.gr.

Nga informacionet e para bëhet me dije se vdekja e 30-vjeçarit të burgosur me origjinë greke, i cili nuk kishte probleme shëndetësore, vjen si pasojë e një infarkti akut të miokardit. Shkaku i saktë i vdekjes së tij do të zbulohet nga ekspertiza mjeko-ligjore që pritet të kryhet.