Greqia : 50 ton ndihma humanitare nga Epiri për të dëmtuarit nga termetet në Shqipëri

243

Rreth 50 ton ushqim dhe ndihma të tjera humanitare të mbledhura nga qytetarë, organe dhe biznese të Epirit – me iniciativën e prefektit rajonal Alexander Kachmanis dhe koordinuar nga zv / prefekti përgjegjës për Solidaritetin Social, u dorëzuan më 18 dhjetor në Kryepeshkopatën e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë.

Misioni i udhëhequr nga Z. Kachmanis, u mirëprit nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fieri Nikolaos, i cili kërkoi që Kryepeshkopi i Tiranës Anastasios të përcillte falënderimet e tij për qytetarët e Epirit.