Pas gati shtatë muaj hetimesh, mrekullia erdhi për familjen e 48-vjeçares Irini Papangelou, gjurmët e së cilës i kishin humbur në fillim të marsit nga Neochori i Halkidikit, ku banonte për herë të fundit.
48-vjeçarja Irini Papangelou u gjet në Shqipëri pas një sinjalizimi të dhënë nga Interpoli.
Gjithçka nisi pasditen e së premtes (15/9) kur autoritetet shqiptare sinjalizuan se Irini u gjet në Shqipëri. Një operacion i madh u ngrit menjëherë për ta transportuar atë direkt në Greqi.
Kështu, dje në orët e vona të natës, Irini u dërgua nga autoritetet shqiptare në kufirin grek të Krystallopigi. Aty e priste familja e saj së bashku me avokatin e saj, zotin Anastasios Duga!
Së fundi, familja e Irinit, nga ana e saj, falënderoi të gjithë dhe deklaroi se do t’i qëndrojë pranë për të bërë një fillim të ri në jetën e saj.