GREQI / AKSIDENTI I RËNDË NË PUNË: MAKINA COPTON TRUPIN E 54-VJEÇARIT SHQIPTAR

Greqi

Si ndodhi aksidenti i tmerrshëm i punës në Vari t; Atikls – Makina copëtoi trupin e 54-vjeçarit

Zbardhen informacione të reja për aksidentin e punës që ka ndodhur sot  më 23/10/2023 në orën 11:20  në zonën e Varit, konkretisht në rrugën Dodekanisou në Corbi.

 

Si ndodhi aksidenti industrial në Vari?
Sipas informacioneve të fundit në mediat vendase, fatkeqja që pësoi vdekjen e tmerrshme ndodhej në vendngjarje për shkak të punimeve që po kryheshin në zonën për vendosjen e fibrave optike. 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndodhej në një pus nën tokë dhe një makinë e ndërtimit kaloi sipër tij duke e copëtuar.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar një mjek, një zjarrfikës dhe një ambulancë e EKAB-it.

Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në AT të zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.

Në përditësimin e saj, Zjarrfikësja, menjëherë pas aksidentit, tha në Twitter: “Një burrë pa ndjenja është nxjerrë nga një pus në kryqëzimin e rrugëve Dodekanisos dhe Profet Ilias në Vari. Provuan 10 zjarrfikës me 3 automjete”.

Ngjarrja e sotme regjistron se ne 10 muajt e 2023 kane gjetur vdekjen 19 shqiptarë