ATHINË / THIRRJA E MËSUESES LEFTERI METKAJ : EJA TË MËSOSH ME NE SHQIP !

Greqi

Motoja jonë është: “Sa më shumë të lexojmë shqip , aq më shumë do të njohim botën Shqiptare rreth nesh.

Eja dhe ti mos humb më kohë!
Eja të njihemi së bashku…
Ne këtu kemi nisur Abetaren me Argitën, Donikën , Matjanin, Ajupin, Elvetën, Marjanën…,të gjithë janë të gëzuar.

Sa bukur i shkruajnë shkronjat, shumë lehtë shqiptojnë shkronjat , rrokjet, fjalët.

Eja të mësosh me ne Alfabetin Shqip!

Shkronjë – shkronjë që nga A-ja deri te Zh-ja do t’i bashkojmë 36-të shkronjat sikur luajmë dorë për dore, do të shqiptojmë tinguj e do të shkruajmë fjalë.