Koronovirusi në Greqi: Prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë do përballen me burgim

Greqi

Legjislacioni për të luftuar fenomenin e prindërve dhe kujdestarëve që i mbajnë nxënësit larg shkollës për shkak të pandemisë apo arsye të tjera është dorëzuar bashkërisht nga Ministria e Arsimit dhe e Feve dhe e Drejtësisë.

Prindërit dhe kujdestarët, sipas rregullores, do të përballen me sanksione të rënda penale.

Konkretisht, dispozita në fjalë parashikon se kushdo që ka kujdestarinë ose kujdesin aktual të një të mituri dhe nuk arrin të regjistrojë apo mbikëqyrë shkollimin e detyrueshëm (deri në shkollën e mesme) dënohet me burgim deri në dy vjet dhe gjobë.