GREQIA MBYLL KUFIJTË, REAGON AMBASADA SHQIPTARE NË ATHINË

Greqi

Doganierët e shtetit fqinj kanë paralajmëruar se do të hyjnë në një grevë 48-orëshe ditën e martë, më 2 prill në orën 05:30 deri të enjten, datë 4 prill në orën 05:30.

Sakaq, Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje me mbylljen për dy ditë të pikave doganore në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë.

Reagimi i ambasadës është publikuar edhe ne faqen e saj ne rrjetet sociale, duke dhënë edhe sqarimet përkatese për bashkëatdhetarët tanë.

Ambasada sqaron se për 48 orë shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.

Ambasada po ashtu i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.

“Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek,: Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024. Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014. Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.

Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.