GREQIA MIRËPRET BULLGARINË DHE RUMANINË NË ZONËN SHENGEN

Greqi

Ministria e Jashtme  njofton se Greqia mbështet plotësisht përpjekjet e dy vendeve për të hequr kontrollin tokësor.

“Greqia mirëpret Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Shengen”, thotë Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në Twitter.

“Urime të dy vendeve për përpjekjet e tyre të suksesshme për të siguruar heqjen e kontrolleve të brendshme ajrore dhe detare në kufijtë. Përfshirja e tyre është një moment historik i rëndësishëm i integrimit evropian”. Në fund , ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, gjatë takimit me homologen e tij bullgare Marija Gabriel kishte përmendur mbështetjen e Greqisë në përpjekjet e të dy vendeve.