Greqia po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme të kryeministrit Edi Rama në Athinë, që do të nisë pas mbërritjes së tij në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00, shkruan media greke “Prototema”.
Sipas mediave greke në dispozicion të takimit të kryeministrit shqiptar do të jenë 1 mijë punonjës policie të cilët do të “blindojnë” rrugët për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për të garantuar sigurinë e tij deri në momentin e largimit.
Sipas mediave greke, masat e sigurisë do të jenë të forta ndërsa në dispozicion të Ramës do të vendosët edhe një automjet i blinduar tip “BMW” për ta bërë sa më të sigurtë vizitën e tij.
Fjalimi i Ramës do të mbahet rreth orës 11:00. Më pas gjatë ditës, Rama do të mbajë takime me bashkëatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë. Pas përfundimit të takimeve, Rama në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.