TERMET NE GREQI

Greqi

Tërmet i ri në Heraklion
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 22 kilometra në jug-lindje të Kala Limanit në komunën Phaistos, në Heraklion.

Një tërmet i ri me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në bregun jugor të Kretës, me një diferencë të vogël kohore nga dy të mëparshmet.

 

 

Tërmeti ka ndodhur në orën 11:37 të mëngjesit të së mërkurës 07/08 dhe ka epiqendër 22 kilometra në juglindje të Kala Limenit në Komunën Phaistos, në Heraklion. Thellësia fokale, sipas Institutit Gjeodinamik, është regjistruar në 5 kilometra.