Nga AGIM BASHA /
Vështrimet tona u kryqëzuan rastësisht
a ndoshta kështu ishte thënë.
Kisha shum kohë të shihja sy që lexohen lehtë,
dëshira që thuhen si melodi shpirti, si vals i lehtë, si këngë.
Po ja që vetë Zoti e bie një ditë
të trokas përsëri në portën që s’u hap kurrë,
nuk është se kam ndonjë shpresë më të madhe sot.
Por sidoqoftë, një pëshpërimë e saj, si flakë e lehtë mbeti tek unë.
Tani që kryqëzimi është midis nesh
Ti e kupton se edhe mimozat ndoshta për ty,
me lutjen time, kanë çelë.
… dhe tek tuk si nomadë fillikat.
vetëm cicërima zogjsh, krijojnë pak atmosferë.
Tek porta jote e di, gjithmonë instinktivisht me mendje do shkoj.
Tonet e ngrohta të ngjyrave që Ti i doje aq shumë
me një thjeshtësi magjike mundem të ti zgjoj.
Nuk jam i sigurtë nëse do mundem të ti sjellë
Sepse ti ke heshtur dhe unë,
një mëdyshje kam.
Iluzion optik është, brymë dimërore,vjeshtë që ikën.
Apo rikthim i blertë si në pranverë ?!