50 MIJË NJERËZ VDIQËN NË EVROPË PËR SHKAK TË NXEHTËSISË NË VITIN 2023

Bota

Sipas një studimi vjetor të publikuar në revistën shkencore Nature Medicine.

Pothuajse 50,000 njerëz vdiqën në Evropë për shkak të nxehtësisë në vitin 2023, niveli më i lartë në një dekadë, sipas një studimi vjetor mbi këtë çështje të botuar të hënën.

“Ne vlerësojmë se 47,690 vdekje ishin për shkak të nxehtësisë në 2023, një vdekshmëri që është në vendin e dytë për periudhën 2015-2023, pas vitit 2022,” publikuar në revistën shkencore Nature Medicine.

Studimi, i përgatitur në baza vjetore nga ekipet e Institutit Varcona për Shëndetin Global, arriti në përfundimin vitin e kaluar se nxehtësia ishte jashtëzakonisht vdekjeprurëse në vitin 2022, duke shkaktuar më shumë se 60,000 vdekje në Evropë.

Saktësia e këtyre numrave megjithatë nuk është absolute: është një vlerësim. Për vitin 2023, studiuesit vlerësojnë se vdekjet varionin nga gati 30,000 në mbi 66,000.

Në çdo rast, gjëja kryesore është se vapa vazhdoi të vriste mijëra njerëz – kryesisht të moshuar – në vitin 2023, vera e të cilëve ishte e dyta më e nxehta e regjistruar në Evropë.

Hulumtimi, i cili u bazua në të dhëna për 35 vende, vlerëson se vdekjet do të ishin edhe më të larta nëse autoritetet nuk do të merrnin masa.