JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR – NUK E KAM FSHEHUR KURRË ORIGJINËN (VIDE0)

Greqi

Nikos Gelia në intervistë për gazetarin Themis Georgantas në televizionin OPEN.

Aktori i njohur ndër të tjera ka përmendur origjinën e tij nga Shqipëria dhe bullizmin që ka përjetuar në moshë më të vogël.

Ju keni deklaruar se jeni ngacmuar për shkak të origjinës suaj shqiptare. A keni menduar ndonjëherë ta mbani sekret?

Jo, nuk më ka shkuar në mendje ta fsheh origjinën time. Në shkollën fillore kam kaluar shumë mirë, kam ndrruar shumë shkolla pasi na dëbonin nga shtëpia, ishim shqiptar, kam ndërruar shumë lagje në Athinë, Virona Iliopouli, Dafni, Ilio. Atëhere ishte pak e veshtirë për komunitetin shqiptar në shoqërinë greke. Erdha me familjen time kur isha 6 vjeç. Shkova ne shkollën fillore në gjimnaz ku gjithmonë beja theatër. Kur mbarova shkollën e mesme zgjodha qe të bëhem aktor.

Ju kini thënë qe keni ardhur me taksi ne moshën 6-vjeçare?

Kam ardhur ne Greqi me taksi ne moshën 6 vjeçare. Prindërit kishin ardhur një vit më parë që të gjeni shtëpi te rregullonin dokumentat pasi kishin ardhur me vizë dhe duhej te behej ndryshimi

Udhetimin tuaj e mban mend apo ishe shumë i vogël?

E mbaj mënd kisha një shqetësim në kufi mos më kthenin mbrapsht, mbaj mëd te hajë sufllaqin e parë, ku ma beri dhuratë taksixhiu, mbaj mend anijen pasi nuk ishte ura në Antirio. Ishte hera e parë që shikoja ne jetën time anijen e transportit. Mbaj mend takimin me babain tim kur arritëm vonë në mbrëmje.

Kishe nje vit pa e parë babanë?

Po kisha një vit pa eparë, kisha një vit që kisha folur shumë herë në telefon.

Vitin e shkuar ju muarët për herë të parë nënshtetësinë?

Po! Isha shumë i gëzuar që e mora, u gëzova qe e mora pas 26 viteve.

Kanë ndryshuar sot gjerat nuk janë siç ishin kur erdhe per te parën here?

Për fat të mirë nuk eshte e njetë. Dua gjithmonë të shikoj te tjetri dhe ne jetën time gjera vetëm pozitive