Viktima shtë ngjitur në pemë, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë ku ka dhënë frymën e fundit
Një 67-vjeçar shtetas shqiptar ka humbur jetën tragjikisht sot pasi ka rënë nga një dardhë. 67-vjeçari po lëvizte me makinën e tij në drejtim të Dafni Kalavryton dhe në lartësinë e Hovolit është ndalur për të mbledhur dardha.
Ai është ngjitur në pemë, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar përtokë ku ka dhënë frymën e fundit.