“TAKIMI I VITIT”, MEDIAT NE GREQI : RAMA DO TAKOHET ME BELERIN MË DATËN…

Politika

Fredi Beleri do të kthehet në Tiranë ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Pavarësisht akuzave në distancë, Rama do jetë “ i detyruar” të takohet me Belerin (me 29 tetor) i cili vjen si pjesë e delegacionit të Bashkimit Evropian për Stabilizim Asociimin.

“Takimi i Vitit”, e cilësojnë mediat greke, takimin mes Fredi Belerit dhe Edi Ramës. “To Vima” shkruan se “Kryeministri shqiptar do të takojë në cilësinë e deputetit të Komisionit të Parlamentit Europian njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë për ta larguar nga zyra e kryebashkiakut të Himarës“.

Fredi Beleri vjen në Tiranë si pjesë e delegacionit të BE për stabilizim asocimit për Shqipërinë. Burime pranë Belerit konfirmojnë se do ketë një takim me Ramën si pjesë e këtij delegacioni, ndërsa nga kryeministria nuk ka ende konfirmim.