Shqiptarja që kanditon për Bashkinë e Korinthit

Greqi

Është Kandidate për Bashkinë në Korinth me siglën e Partisë Πολιτική ΔΙΕΞΟΔΟΣ.
Është vajza e aktivistes së njohur dhe të palodhur Marianthi Jani.

Kush është kandidatja ?
Klara- Kristina Jani ka lindur në vitin 1991 në Gjirokastër dhe që nga viti 1992 është banor i përhershëm në Bashkinë e Korinthisë dhe është aktiv si profesionist i lirë në sektorin në Transportin Publik (MMM)

Ajo është diplomuar në EPAL të Lutrakiut në specialitetin “Teknik i aplikacioneve IT, PC dhe Rrjete”. Gjithashtu ajo është e diplomuar në IEK Korinth me specialitetin “Shpëtimtar – Ekuipazhi i Ambulancës”.

Si vetë e sëmurë nga Anemia, ajo është veçanërisht e ndjeshme ndaj çështjeve shëndetësore dhe është anëtare aktive e Shoqatës së të sëmurëve nga Anemia Mesdhetare të N. Korinthisë.
Në të njëjtën kohë, ajo është prind i vetëm që nga viti 2013 si nënë e një djali 11-vjeçar.