GREQI / BIE NUMRI I SHQIPTARVE ME LEJE QENDRIMI – 435 MIJË NË 2021 NE 275 MIJË NË 2024

Greqi

Gjatë 2024 numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi shënoi rënie. Nga viti 2021-2024 ka një rënie pre 150 mijë emigrantë shqiptarë më pak.

Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, në fund të tetorit të këtij viti në Greqi regjistrohen 275 mijë e 630 qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, të cilët përbënin 57,2% të të huajve të rregullt në vendin fqinj, në një kohë kur më parë shqiptarët përbënin 49% të emigrantëve të ligjshëm në Greqi (374,926 krahasuar me 480,851 të regjistruar në regjistrimin e mëparshëm).

Ndërkohë në dhjetor të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare greke, regjistroheshin 285 mijë e 842 shtetas shqiptarë në Greqi, që përbënin 60,5% të të huajve me qëndrim të rregullt.

Ndryshe nga kombësitë e tjera të të huajve ku dominojnë në pjesën dërmuese të të huajve ( 70% -90% ) burra, tek emigrantët shqiptarë, sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, 54% janë burradhe 46% janë gra. Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi vit pas viti ka shënuar rënie.

Në dhjetor të vitit 2021 në Greqi regjistroheshin 435 mijë e 642 shtetas shqiptarë me lejeqëndrimi të rregullta të cilët përbënin 62,8% të të huajve të parregullt.

Por…

Nga viti 2011-2021 pati një rënie prej 105 mijë emigrantë shqiptarë.

Në gusht 2021, sipas ministrisë greke, 422.954 emigrantë nga Shqipëria kishin një leje qëndrimi të vlefshme dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi.

Sipas raportit të vitit 2022, 291.868 emigrantë shqiptarë kanë një leje qëndrimi të vlefshme në Greqi dhe përbëjnë 61.4% të të huajve të rregullt.

Gjithashtu të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me lejeqëndrimi të rregullt në këtë vend.

Një pjesë e emigrantëve shqiptarë në këtë periudhë nisën të zhvendoseshin masivisht nga Greqia drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për shkak të krizës ekonomike greke.

Faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, sipas studiuesve te emigracionit kanë të bëjnë me procedurat e lëshimit të lejeve të qëndrimit, të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë, kanë përfituar nënshtetësinë greke, duke mos aplikuar më për leje qëndrimi.