AMBASADORJA ZNJ. HAJDARAGA, VIZITOI PËRSËRI SOT KRYEPESHKOPIN JANULLATOS

Greqi

ΑΤΗΙΝË / Ambasada e Republikes se Shqipërise ne Greqi njofton se Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vizitoi përsëri sot, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësinë e Tij Anastas Janullatos, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, ku ndodhet prej disa ditësh i shtruar për një trajtim mjekësor të specializuar.

Ambasada Athinë ka ndjekur me shqetësim gjëndjen e Tij shëndetësore, duke qënë në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të spitalit. Me mendimet dhe lutjet tona për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë të Hirësisë së Tij, përtfundon njoftimi.