Kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismo”, në Athinë dhe pak më parë sipas mediave greke, shëndeti i tij është përkeqësuar mëngjesin e sotëm, 24 janar.
ATHINË – Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, është përkeqësuar. Kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismo”, në Athinë dhe pak më parë sipas mediave greke shëndeti i tij është përkeqësuar që nga mëngjesi dhe në mbrëmjr ndodhet itnubuar.
Bëhet me dije se kryepeshkopi ka përjetuar dëmtimet të rënë të të organeve dhe se është intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e 10 janarit. Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.