USAID, “Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar”, përveç punës së saj bamirëse në vendet e treta për të cilat u krijua, po derdhte miliona jashtë vendit për të promovuar axhenda, si ajo e “diversitetit”, dhe po shpenzonte shuma të mëdha për të “blerë” mediat dhe “zërat e pavarur gazetaresk” në faqet dhe mediat sociale në SHBA dhe Evropë.
Me këtë akuzë, administrata Trump po dobëson me shpejtësi një agjenci të rëndësishme amerikane që menaxhon një buxhet prej 42.8 miliardë dollarësh, ose 42% të ndihmës humanitare amerikane në mbarë botën.
Tashmë, siç dihet, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka njoftuar se qeveria federale do të anulojë abonimet e uebsajtit “Politico” dhe “Associated Press”, të cilat prej vitesh kanë marrë miliona dollarë nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar. Kjo çoi në qarkullimin e informacionit nga zyrtarët përkatës në Uashington se USAID po “blente” (ose “merrte me qira” shërbimet e tyre) shumë media jashtë vendit, duke shpenzuar shuma të mëdha.
Sipas të dhënave zyrtare të USAID-it, vetëm në vitin 2023, organizata financoi ndërkombëtarisht “trajnimin dhe mbështetjen” e 6200 gazetarëve, asistoi 707 media joshtetërore dhe financoi 279 organizata të shoqërisë civile që janë gjithashtu të përfshira në forcimin e “informacionit të pavarur”.