Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi hodhi hapin e parë, duke i dhënë një mësim shtetit shqiptar, që për 24 vjet radhas, vodhi dhe i ropi emigrantët me taksa nga më të ndryshme në shërbimet konsullore. Një vjedhje flagrance, duke i kthyer konsullatat në batakçinjë dhe ndërmarrje prodhim parash, në një kohë ku shteti vulos shtetin në dëm të emigrantëve.
Ishte kjo Federatë që në emër të disa shoqatave i dha një mësim të mire atij shteti injorant, batakçi që me premtime të njëpasnjëshme pa pikën e turpit gënjente dhe mashtronte emigracionin shqiptar në Greqi. Emigrantët që për më se dy dekada kontribuan dhe luajtën një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit të tyre.
Ishte kjo Federatë që i dha fund lojës së ndyrë së atij shteti dhe një shuplakë politikanëve të shumëngjyshëm, kryeministrave, ministrave, ambasadorëve, të cilët sa here që vinin në Athinë premtonin se do të ngrihej Qendra Kulturore. Një premtim që mbeti vetëm i tillë për më se 24 vjet.
Ishte kjo Federate që më në fund realizoi ëndrrën e gjithë emigrantëve për një vatër kulture, për të mbyllur sado pak plagët e tyre në ruajtjen e traditave dhe zakoneve të kombit shqiptar. Ishte një shuplakë që vetë emigrantët u dhanë fund premtimeve të sharlatane të politikaneve, por mbi të gjitha qeverisë që nuk pati vullnetin për një gjë të tillë.
Ishte kjo Federatë që me ngritjen e Qendrës se Kulturës hap një faqe të re në historinë e emigracionit shqiptar, të këtij komuniteti të haruar dhe të braktisur. Por dhe të braktisur dhe të mashtruar emigrantët nuk u demoralizuan, nuk u dorëzuan kurrë , por gjetën forca të reflaktonin pavarësisht kushteve të vështira që po kalon Greqia. Ndoshta me pak vonesë emigrantët treguan se, kur duan bëjnë të pamundurën në të mundur, dhe se askush nuk mund t’i ndal ata. Kryesia e Federatës së Shoqatave Shqiptare bëri hapin e madh, si kurrë më parë, me pak fjalë sensibilizoi mbarë komunitetin shqiptar në Greqi, ku me shumë përpjekje dhe sakrifica ia arriti të hapë Qendrën Kulturore Shqiptare.
Qeveria shqiptare kur ishte në opozitë u pati bërë pesë premtime emigrantëve shqiptare, por deri më sot asnjë nga këto premtime nuk është realizuar aktualisht. Në të kundërtën qeveria ja shpërbleu këtij komuniteti duke i rritur çmimin e pasaportës nga 108 në 130 euro, një veprim denigrues duke marrë parasysh se në Shqipëri kjo pasaportë kushton 50 euro. Qeveria ja shpërblen emigrantëve duke mbajtur ende në një kuotë të lartë çmimet në shërbimet konsullore edhe pse emigrantët në Greqi po përballen me papunësinë dhe varfërinë. Në ngritjen e Qendrës Kulturore në Greqi nga vetë emigrantët, shteti ka “meritë” pasi kontriuboi vetëm në prerjen e shiritit të inagurimit, nëpërmjet ambasadorit Dashnor Dervishi. Një meritë kjo që përbën edhe suksesin e madh të qeverisë shqiptare. Më në fund qendra u ngrit, një fole ku bashkatdhetarë tanë do të shkojnë mbi të gjitha për të marrë informacione apo ndihmë për problemet e tyre. Emigrantët ja dolën mbanë duke sfiduar shtetin shqiptar, e ngritën qendrën kulturore në prag të jubileut të 10-vjetorit të Krijimit të Federates së Shoqatave Shqiptare në Greqi.