Dora gjithmonë pranë nesh !

1413

 

sot

Shpëtim Zinxhiria   /  Në përkujtimoren e Dorinës ku 6 muaj më parë një makinë i merr jeten 24 – vjeçares, vajza e një shoku tonë e cila po priste në një stacion autobuzi në rrugën Petro Ralli rreth 4-5 km nga qendra Omonia. Kjo dhimbje  u konsiderua nga qeveria greke si nje tragjedi kombëtare. Tre njerëz humbën jetën në këtë tragjedi, një vajzë dhe një grua shqiptare si dhe një polic në moshë fare te re. Ishte një aksident që nuk kishte arsye për t’u bërë. E them këtë pasi shkaku ishte dëmtimi i vogël (gërvishtja) e një makine që kishte bërë drejtuesi i automjetit një mjeti taksi, dhe për t’u shmangur largohet me shpejtësinë maksimale, duke veshur në zi tre familje të pafajshme, ndërsa media greke e trajtuan për shumë ditë këtë fatkeqësi.

Dorina ishte një vajzë e qeshur dhe e dashur, pas një muaji ajo do të mbushte 24 vjeç dhe për këtë ishte shprehur se do ta festonte si asnjëherë tjetër, por kjo ëndër u shua më 16 Tetor të 2014, duke pikëlluar familjen dhe të afermit e saj. Dora  kishte shume ëndrra  dhe përkushtime aq sa mbaroi shkollën  për estetike që e kish me shumë pasion. Përfundoi dhe kursin për makine dhe nga çasti në çast priste të fillonte punë. Por fati nuk ishte në anën e saj…

Dorina ishte vajza piktorit Agron Dingo, që u njoha në emigracion në një aktivitet kulturor. Atë ditë të tragjedisë unë dhe Agroni po pinim kafe në Sheshin Viktoria dhe ai ndihej i shqetesuar pasi nuk po lidhej ne dot telefon me Dorinën, diçka ndjente…por tragjedia kishte ndodhur. Një tragjedi që pati dy fytyra krejt të ndryshme, hipokrizinë dhe atë të njerëzillëkut

  • Ligji i ashpër për të huajt në zyrat e sherbimit shtetëror
  • Dhe njerëzillëku i mjekëve në spitale.

Sikur të mosmjaftonin këto, shumë shpejt u mësua se vajza ishte shqiptare, por kjo nuk shqetësoi përfaqësinë shqiptare në Greqi, nuk ndërgjegjësoi Ambasadën tonë, po kështu edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë heshtën. Familja e viktimës nuk mori asnjë ngushëllim nga këto shoqata që përfaqësojnë komunitetin shqiptar në Greqi, por as edhe as nga ambasada nuk mori të njëtin ngushëllim, pasi emigrantët përbëjnë një barrë të rëndë për të. Këta jemi ne! Emigracioni, pasqyra më e mirë tregoi karakterin tonë se kush jemi.

Në spital ku po mbahej për mjekim vajza 24-vjeçare, shumë shpejt familjes ju gjenden njerëz të afërm, shok dhe shoqet e vajzës, ju gjenden grekë të cilët vunë në dispozicion mjete dhe një shumë parash për të shpëtuar jetën e vajzës.

Grekët pranë familjes shqiptare

Për nga njerëzillëku na bëri përshtypje të madhe mbështetja e Jorgos Rusalis dhe Aspasias, një familje greke që bëri të pamundurën në spitalin në Nikias për të shpëtuar vajzën, duke vënë në dispozion gjithçka. Ishte një veprim human për të cilën nuk do ta harroj sa të jem gjallë. Ashtu si nuk do të harrohen mjekët e spitalit për të cilët nuk mund të gjej fjalë për ta për t’i falenderuar ata. Nga ana tjetër pashë ligjin e ashpër nga më ekstremet ku gjejnë zbatim jo vetëm për emigrantët e gjallë por edhe kur ata shkojnë në botën tjetër (parajsë).  Ditën  e fundit  Jorgo Rusali bëri pagëzimin e vajzës të veshur me fustanin e bardhe të nuses, dhe mbuluar e gjitha me lule.

Ligji i ashpër për të huajt në zyrat e sherbimit shtetëror

Tek prisja me të jatin e vajzës jashtë komisariatit të policisë në Kalithea mendoja dhe flisja me veten si budalla se,  gjatë dy dekadave të fundit emigrantët janë përballur me ligje nga më të ashpra për legalizimin e tyre, ligje të cilat asnjëherë nuk ndikuan në integrimin dhe marrjen e statusit të emigrantit. Janë këto ligje të çuditëshme të cilat nuk mjaftojnë për ashpërsinë e tyre kur emigrantët janë gjallë por  edhe kur ata ikin nga kjo botë. Çudia më e madhe është se si ka mundësi që këto ligje të kësaj natyre jashtë çdo llogjike të gjejnë zbatim në një vend të BE, ashtu siç është Greqia, ku emigrantëve të ikur nga kjo botë u kërkohen gjëra absurde, për të gjetur parajsën në botën tjetër. Sa u muar vesh qe vajza nuk ishte vendase dhe aq më shumë ishte shqiptare filluan peripecitë e familjes së viktimës. Nuk u besoja syve dhe veshëve kur ndigjoja se sa e vështirë ishte që të varrosej një njeri i huaj në këtë vend, aq më tepër me një fe tjeter. Ishte hera e parë që me të jatin e vajzës po përballonim të vetëm një skenë të tillë, e gjithë kjo pasi duhej të pregatisnim dokumentat përkatëse për raste të tilla.

Policia: Vajza ka leje qendrimi ?

Peripecia e parë ishte në komisariatin e policisë në zonën e Kalitheas, ku familjes ju kërkua që të ishte i pranishëm avokati për të vertetuar ne se viktima kishte leje qendrimi në Greqi, në një kohë që policia e di shumë mirë që çdo leje qendrimi ka nje kod të veçante, dhe për këtë mund të merrte të dhënat nga institucioni përkatës. Sikur të mos mjaftojë kjo oficeri i policisë i thotë familjes që duhet të vinte përsëri në këtë komisariat për të deklaruar se si u krye aksidenti, në një kohë që familja priste nga këta ta mësonte lidhur me aksidentin. Më bëri përshtypje kur ndigjova që Edhe pas vdekjes u kërkohen emigrantëve të kenë leje qendrimi për tu varrosur

 

Shtyhet varimi, se është shqiptare. Ndoshta e pabesueshme por…Në derën e komisariatit të policisë në Kalithea të Athinës, na shfaqet para nesh një nga personeli i zyrës funerale të Nikeas, kur mësoi se ishte shqiptare u step dhe na tha se sa e veshtirë është për të huajt që të varrosen në Athinë, kjo më shumë kur viktima nuk ishte pagëzuar. Varrimi u shtyh edhe dy-tre ditë të tjera, por u bë më në fund, falë parasë që gjithmonë që të pamundurën e kthen në mundur, ku  vajza shqiptare më në fund që nuk ishte pagëzuar në fenë ortodoks të varrosej e të prehej në paqe provizorisht  në varret vendase. Kjo falë parasë që u dha, falë familjes greke Rusali që bëri të mundur pagëzimin e vajzës pas vdekjesm për tu pranuar në Kishë dhe më pas për t’u prerë në paqen e pafundme. Nuk ka si mos të indinjohesh kur në zyrat e policisë të vdekurit i kërkojnë lejen e qendrimit, nuk ka si të mos të indinjohesh kur zyra funerale kërkon letrën nga Kisha Ortodokse që të vertëtojë pagëzimin se ndryshe nuk mund të bëj varrimin. Më në fund mësuam se edhe të vdekur, emigrantët për të shkuar në botën tjetër duhet të tregojnë legalizimin dhe fenë e tyre…

 MIRENJOHJE

 Familja

Shprehim mirënjohjen tonë të gjithë atyre që na u gjendën  pranë në dhimbjen e madhe që na ra papritur, ku 6 muaj më parë vajza jonë ndërroi  jetë në një aksident automobilistik që i mori jeten tek priste ne stacionin e autobuzit. Ajo në atë mëngjez kishte shkuar për rinovimin e dokumentave, si dhe kishte lënë një takim me avokatin. Por tek priste në stacion, rreth orës 10 të mëngjesit të 16 tetorit të 2014 u godit në trotuar sëbashku edhe me dy të tjerë, pra brenda pak sekondave humbasin jeten tre njerëz të pafajshëm.

sot 2

Alidora me familjen e saj

Në këtë  momente pikëllimi të thellë  falenderojmë mediat elektronike dhe ato të shkruara që jo vetëm e dhanë lajmin e zi, duke shpërndarë imazhe të vajzës sonë 23-vjecare, u botuan shkrime të veçanta  që i kushtoheshin vajzës sonë Dorës, të gjithë ata që e njihnin  dhe e donin, ndërsa  Fatosi me Marien  kur u kthyen në Itali  qëlluan në një meshë, ku prifti e mori veshë këtë tragjedi  e analloi meshën dhe u lutën për këtë vajzë, ku merrnin pjesë shumë qytetarë që u bashkuan kësaj lutje .

 Së pari u dëshirojmë çdo të mirë të gjithë atyre që na thanë fjalë ngushëlluese dhe që u përlotën bashkë me ne, që nga fqinjët tanë të mirë e deri tek të njohurit e largët e të pa njohurit, nga kudo që ishin, nga miqtë nga Shqipëria e Kosova, Greqia, Italia, Kanada, SHBA etj.

Mirënjohje të gjithë atyre që erdhen në shtëpine tonë, shokët dhe shoqet e shumtë të Dores, që sillnin forcë dhe jetë. Një falenderim të veçantë familjes greke Jorgo  Rusali, Aspasia të shoqes dhe djalit të tyre Kostandini, por edhe gjithe]ë shoqërisë së familjes Rusali, mesuesve, shkrimtarëve, bashkëvuajtës…

Respekti u bë nga ata që më donin me zemër! Pjesmarrja ishte shumë e madhe, si nga grekët dhe shqiptarët, ndërsa për “miq të vertetë” nuk kishte vend në pjemarrje. Aq sa kur vajti zarfi për tragjedinë  në Ambasadën tonë në Athinë, nuk u bë një telefon  pse…

Emigracioni ka treguar karakterin e çdo ambasadori, që ka humbur njerëzillëkun këtu në emigracion. Asnjë nga shoqatat nuk mori mundimin të na ngushëllonte, aq më keq kur ndodhemi në një vend të huaj. Por për çudi Bota po ecën përpara, ndërsa ne jemi akoma te mentaliteti mesjetar. Ambasadoret janë kalimtarë, por një rëndësi ka se çfarë rezultati lënë ata pas, aq më shumë në këto raste tragjedie, ku vetë Greqia e trajtoi si një tragjedi kombëtare. Shoqet dhe shokët e Dorës i falenderojmë veçanërisht për gëzimet që kanë kaluar ata së bashku, për aventurat  rinore, që e duan aq shumë, për ato që thonë dhe shkruajnë për Doren, shumë të dashurat e tyre, duke i dëshiruar kujtdo të mirën. Humbja që ne pësuam është e gjithmonë e madhe, kurrë e pa qetësueshme, do jemi të qetë vetëm kur të jemi pranë bijes tone. Do të donim t’i kujtonim një për një, me emra, do të donim t’i falenderonim për gjithçka, edhe për duartrokitjet me të cilat u përcuall vajza jonë. Ju faleminderit për gjithçka që bëtë në lehtësimin e dhimbjes. Paçi vetëm gëzime….

 

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: