Tiranë – Për kryeministrin Edi Rama nisja e procesit të hapjes së dosjeve të ish – bashkëpuntorëve të sigurimit, sipas modelit që ndoqi Gjermania për ish – bashkëpuntorët e Stasit, është një detyrim ndaj të gjithë viktimave të sistemit komunist. Në një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me fondacionin Conrad Adenauer dhe ambasadën gjermane, Kryeministri ka akuzuar qeverinë paraardhëse se e përdori si mjete presioni dhe kapital politik këtë çështje dhe se nuk pati asnjëherë vullnet për ta nisur realisht procesin e hapjes së dosjeve. Kryeministri thekson se modeli gjerman i hapjes së dosjeve është ai më i sukseshmi dhe vlerëson ndihmën që Gjermani ka ofruar përmes eksperiencës saj për hartimin e projektligjit. Por Rama kërkon që të njëjtën gadishmëri qeveria gjermane të tregojë për të ndihmuar vendin tonë për çeljen e negociatave të antarësimit të BE ndonëse thotë se e di dhe përgjigjen që kanë gjermanët për këtë kërkesë të Shqipërisë. Projektligji i dosjeve u miratua nga qeveria në janar të këtij viti dhe ndodhet në Kuvend për shqyrtim.