Suedi, Nëna e dy fëmijëve: Kam plumb në trup, më ndihmoni…

Emigracioni

azili i vogelUrim Gjata  / Letra e një nënë shqiptare me dy fëmijë që ka marrë arratinë për të shpetuar nga gjakmarrja familjen e saj, tregon edhe një here sesa e vështirë është për të jetuar sot në disa zona të Shqipërisë. Tregon qartë sesa te aftë janë organet kompetente për të zgjidhur problemet e kësaj natyre, për të siguruar dhe srehuar,apo mjekuar njerëz të plagosur nga armët e zjarrit. Tregon indiferentizmin e kur shtetasit e tij kërkojnë ndihmë konkrete, kërkojnë gjenë më të llogjikshme për të mos u detyruar për të marrë rrugët e kurbetit, ku dita në ditë dhjetra e qindra braktisin vendin nga skamja dhe gjakmarrja. Rasi i kësaj nënë të plagosur me plumb në këmbë kërkon me anën e peticionit të saj, ndërgjegjësimin e autoriteteve në zgjidhjen e problemit , të sigurimit të jetesës së familjes nga gjakmarrja në Shqipëri. Ajo i kërkon më në fund autoriteteve suedeze zbatimin e ligjit për dhënien e azilit politik.

Apel rrëngjethes i një nëne Mirditore në moshe të re.

Amnesty Internationa Suedi, Avokatit te popullit Suedi.

Organizates Karitas Suedi.

Mediave.

Kam ardhur para disa muajsh në Suedi me një plumb në këmbë, ju lutem më ndimoni ta largoj nga trupi im. Ky është apeli i Violeta Përdodës nga Qarku i Lezhës, drejtuar autoriteteve shtetërore, humane dhe mediave.

Ndjej dhimbje ne trup!…Ndjej tmerr, ndjej dorën e gjaksit dhe armën e tij drejtuar drejt meje dhe fëmijës në bark. Ndjej krismën e tmerreshme dhe gjakun që mbuloj trupin tim në atë natë sterre të zezë me shi.

Ju lutem më mdihmoni!

Kam dy fëmijë të vegjël që më shohin me dhimbje. Arselen vetëm 4 vjeç dhe Sovjolen 6 vjeç. Ju lutem më ndimoni të heq plumbin nga trupi im. Ai pak nga pak po më prek kockën duke më lënë të paralizuar për gjithë jetën. Gjaksi në kundërshtim me kanunin qëlloi mbi një grua me fëmijë në bark, duke mbushur ujë disa metra larg pragut të shtepisë së saj. Kam disa muaj që ndodhem me kërkesën për azil në Suedi, kam disa muaj që kërkoj ndihmë në institucionet, por qenia emigrant nga ShqipËria dhe racizmi po mË detyron t’ju drejtohem të gjithëve për ndihmë.

azili i vogel 2
Gruaja qe akoma mban në trupin e saj plumbin e vrasësit

Avokati i popullit në Suedi më kthen përgjigje që nuk ngatërrohemi në punet e institucioneve të tjera. Po plumbi pak nga pak po më paralizon në këtë institucion ku bën pjesë Avokat i Popullit në Suedi. Në qoftëse dhe ju si një nga institucionet që mbroni të drejtat dhe liritë e njeriut më ktheni këtë përgjigje, ku mund të gjejmë zgjidhje dhe mbrojtje i nderuar avokat?

 Jo per veten time.

Unë kam kohë që plumbin, dhimbjen dhe tmerrin i mbaj me vete në trup. Kam dy vajza të vogla të cilat i mora me vete për t’i shpetuar, duhet ti rrisë larg plumbave dhe gjakmarrjes, që të mos pësojnë dhe ato si unë, plumbin, gjakun e zi dhe tmerrin e asaj nate me shi. Kërkova ndihmë dhe mbrojtje në shtetin tim, por ata janë të zënë me “punet” e mëdha, dhe nuk kanë kohe të merren me popullin. Ju drejtova deputetes së Qarkut, Zonjës Kodheli, Ministrit të Rendit, por veç demagogjisë për marrjen e votave, nuk i shkon ndërmënd për jetën tonë dhe të fëmijëve.

Kryeministrin nuk e lënë punët e mëdha, vizitat dhe takimet me sheikët nëpër botë. Me ne dhe premtimet ndaj nesh, mbaroj punë menjeherë mbas 23 Qershorit. Po ne kush na mbron? Fëmijët dhe familjet tona kush i mbron?

Ju lutem me ndimoni.

azili ne focusnews

Violeta Perdoda azilante Suedi.