Fëmijët shqiptar në “Festival Model & Talent World” 2015 Antalya

1313
festivali i vogel

Drejtoresha Nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë Znj.Sidrita Sadikaj

Sose Barajktari  /  Drejtoresha Nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë për zhvillimin e garave ndërkombetare të bukurisë për fëmijë Znj.Sidrita Sadikaj, ka bërë të gjitha përgaditjet e duhura me fëmijët që ka zgjedhur për të përfaqësuar denjësisht Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë. Me dt 19 Prill 2015, ajo së bashku me ambasadorët e vegjël të shoqëruar nga prindërit e tyre do të nisën nga aeroporti  “Adem Jashari” të Prishtinës drejt Antalyas. Atje fëmijet do të mirpriten nga Znj. Svetlana Shopova, drejtore e festivalit së bashku me stafin e saj .

Ata i kanë kushtuar shumë rëndësi prezantimit me veshje kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, njëkohësisht edhe veshjeve të tjera, të cilat nevoiten për këtë festival. Nën tingujt e bukura të këngës Kuq e Zi, ata do të prezantojnë dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën .

Me bukurine e tyre, me veshjet, me prezantimin dhe talentin e tyre, të katër konkurentet do t’ju tregojnë të gjithëve se : Fëmijët shqiptar janë të mrekullueshëm. Drejtoresha Nacionale znj. Sidrita thote: “Edhe në këtë Festival Ndërkombëtare do të jem e sukseshme, me çmime dhe kupa. Një krenari për të gjithë shqiptarët”!




Këtë e pëlqejnë %d blogues: