Duke pare kronikat e braktisjes së Shqipërisë keni arsye sa po edhe unë të jeni të dëshpëruar. Besoj se shumë prej jush në këtë sallë kanë arsye t’i bëjnë vetes pyetje se si ka mundësi që shqiptarët po ikin në këtë masë? Çfarë i shtyn këta të lënë Shqipërinë, të lënë shtëpinë, të djeshmen dhe të nesërmen, të marrin shtëpinë, katandinë, pasurinë që vunë për 25 vjetë? Të lënë fëmijët, burrat, gratë dhe pleqtë që nga Veriu dhe Jugu, nga gjithë Shqipëria, ku gjetën një rrugë një derë dalje për të ikur nga Shqipëria.
Shqiptarët kanë pasur shumë arsye në shekuj për të ikur dhe kjo është arsyeja që kemi mbetur një popull i vogël. Dhe pse jemi një vend kaq i vogël shumë gjera i kemi zgjidhur keq. Kanë ikur nga lufta, kanë ikur nga fatkeqësistë natyrore, kanë ikur nga komunizmi në vitin 1991. Ikën nga lufta më 1997 se kishte një qeveri repressive që hoqi të paktën 500 mijë shqiptarë, burra dhe gra, ku u tha se këtu nuk jetohet por ikni, ose merrni armët.
Unë nuk besoja se do të përsëritje kjo e njëta gjë. Nga 1997 e këndej shumë gjera mund të besoja, shumë ditë kam qenë i trishtuar si ju por nuk besoja dot, se do kishte shqiptarë në vitin 2015 shumë arsye për të ikur. Edhe pyetja është pse? Pse ikin kaq shumë shqiptarë, pse ikin më shumë se serbët, maqedonasit, malazezët, bullgarët dhe më shumë se grekët që e kanë papunësinë 25%, që janë populli më i varfër në Evropë. Ky parlament për fat të keq është një arsye. Ky parlament është një arsye që vetë sot nuk u fol për ata, bën garë se kush ka dëbuar më shumë nga Shqipëria si e majta dhe e djathta, PS-ja apo PD-ja.
Në 25 vjetë kemi humbur një të tretën e popullsisë. Më gjeni një vend në Evropë, jashtë saj në Amerikën Latine, në Afrikë ku ka luftë gjysma e Afrikës, Lindja e Mesme. Palestina ku përditë vriten me bomba. Ka luftë në Nigeri dhe Siri, po nuk kanë humbur një të tretën e popullsisë. Kemi qenë 1.7 milionë banor kur ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore, Katër milionë ishim në 1991, komunizmi një rend shumë i poshtër, i pa drejtë po na la katër milonë banorë. 2.8 milionë jemi sot, ku kemi humbur një të tretën e popullsisë në 25 vjetë.
E din pse ? Nuk ka diell këtu, nuk ka bukë apo ujë për të gjithë, apo ka një malaria apo epidemi? Ka vetëm një arsye, qeverisim shumë keq. Në qoftëse doni të kuptoni se si e kemi qeverisur Shqipërinë në 25 vjetë si klasë politike shikoni shifrat e emigrimit. Një e treat, një milionë banorë kanë ikur vetëm për një arsye, jetojnë keq. Nuk persekutohen politikisht apo për shkak të fesë, apo janë burra apo gra për arsye të gjinisë, por persekutohen sit ë varfër. Edhe kjo po ndodh në Shqipëri. Kemi një shoqeri liberale. Fatkeqësisht po persekutohen për shkak të varfërisë, apo për shkak të mungesës së pasurisë.
Je i varfër shëbehesh keq. Je i varfër nuk ke shkoll. Je i varfër nuk merr të drejtën në gjykatë. Je i varfër nuk blen ilaçet e duhura, nuk ke mundësi transporti. Je i varfër merr më pak pension, diskriminohesh. Ky është problem që kemi sot. Problemi është keq standarti në Shqipëri. Po diskriminojmë të varfërit. Kjo është arsyeja që po ikin, për turpin tonë të përbashkët. Nuk është tretur asnjë popull si ne, asnjë luftë nuk ka tretur një popull si Shqipëria në 30 – vjetë. Të gjithë bashkë duhet të kuptojmë se kostoja e atyre që ikin është më e madhe në qoftë se ikin. Në qoftë se ata rinë këtu dhe bëjmë ç’është e mundur për t’i mbajtur, kostoja për shoqërinë është më e vogël. Emigracioni është kostoja më e lartë për ne. E din pse?
Në qoftë se dikush mendon se ikin të varfërit, se kështu rregullohet papunësia e kanë shumë gabim, sa më e vogël është Shqipëria kostoja është më e madhe për ne që mbetemi këtu. Këtu nuk ka fuqi punëtore, pasuritë do të ç’vlerësohen, tregu dhe invenstimet do të zvogëlohen. Po ju a them me bindje, jam marrë me këtë punë se në qoftë se vazhdon kjo braktisje dhe mungesë lindjesh, ka mundësi që Shqipëria për 25 vjetë për fat të keq të përgjysmohet. Kjo është e padrejtë! Ngaqë është e pa drejtë duhet ta përballojmë sot, duhet të ndajmë kostot për të varfërit. Nuk na vlen një i varfër apo një i papunë që na ikën, duhet ta mbajmë këtu me çdo kusht, por jo duke i bllokuar pasaportën në kufi. Edhe ky është një diskriminim në vetvete. Sepse çdo i varfër që bllokohet në kufi për arsye që ne e bllokojmë, ai mendon se të pasurit kanë mundësi të dalin nga Shqipëria dhe të varfërit jo.
Një diskriminim i ri që po bëhet ditët e fundit ka arsyen për të dhënë alarmin, se kjo është nje evergjencë kombëtare, që shqipëria po ç’popullohet, po zvogëlohet dhe përgjysmohet. Është ajo që thashë që nuk ka asnjë popull që ka humbur kaq popullsi në 25 vjetë. Dikush mund të thotë se si bëhet kjo? Unë di një gjë që ka nevojë për solidaritet. Kjo nuk është një shoqëri solidare, nuk është një buxhet solidar… Ky vend bëhet i pajetueshëm në se nuk ka njerëz. Pesimisti qe ka kapur Shqipërinë është armiku më i madh. Është pesimsti arsyeja pse ikin. Nuk besojnë se ka ardhur një qeveri më e mirë pas 23 Qershorit. Natyrisht që është më e mirë. Por janë pesimist dhe nuk besojnë se neser do jetë më mirë, dhe kjo është fatalitet kombëtar. Duhet ta ndyshojmë këtë fatalitet kombëtar , duke u bërë solidar, duke i dhënë atyre më shumë, duke rritur pagat, asistencën sociale, investime më shumë në zonat e varfëra, duke rritur pensionet, duke luftuar korrupsionin, duke bërë një shoqëri më të drejtë . E cila nuk i jep arsye atij që është i varfër se e vetmja mundësi që ka është të trashëgojë varfërinë. E di ti pse ikin ata që kanë fëmijë, ka vetëm një problem ai që është i varfër. Ka frikë se fëmija atij do ti ngjajë. Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë apo baba në qoftë se beson se djali i tij do të jetë po aq i varfër sa ai. Vetëm të varfërit kanë frikë se fëmijët e tyre mund ti ngjajnë, sepse varfëria e trashëguar është fatale, e dhimbshme…Ka mundësi që ka diçka mund të ndryshoje, sepse në qoftë se nuk ndryshon të jeni të bindur se të varfërit para se të ikin do vinë në këtë parlament dhe do na xjerrin të gjithve jashtë
Fjala e deputetit Ben Blushit në Parlament më 23 prill 2015