Fronti i Majtë: Politika është burim pushteti dhe pushteti është burim pasurie.

Opinion

fane 1Doc. FANE TARIFA / Mbështetur në përvojën botërore, mbi bazën e teorive themelore të përpunuara nga Marksi, në përshtatje edhe me situatat aktuale, Fronti i Majtë merr në konsiderate dy parime themelore qe janë :

Së pari: Të përdoret me efektivitet “mekanizmi grupues”. Këtu ndërhyjnë ato procese në të cilat veprimet e ndara të individeve ndërthuren për të prodhuar rrjedhojen sociale !

Së dyti: Harmonizimi i faktorit të informacionit të arrirë, informacion që shpesh përcakton edhe vendimet e zgjidhjes racionale

Sasia dhe cilësia e informacionit është gjithnjë mjaft e ndryshme dhe asnjëherë tepër e mjaftueshme, prandaj ajo ndikon fuqishëm në gjetjen e zgjidhjeve të duhura. Sipas sociologut Petër Blau proceset e shkëmbimit në strukturat sociale që përbëjnë bazën e mardhënieve midis individeve dhe grupeve shfaqen në katër standarte që mund t’i rendisim si me poshtë:

– Bashkëveprimet e shkëmbimeve personale ndërmjet individëve.

– Realizimi i diferencimit të statusit të pushtetit.

– Arrihet legjitimiteti dhe procesi i organizimit të strukturave të pushtetit.

– Fillon të formëzohet gradualisht edhe dukuria e “opozicionit” gjë që shtron nevojën e ndryshimit.

Njerëzit në realitet ndërveprojnë për një shumicë tejet të madhe e të ndryshme arsyesh, ndërveprime që motivojnë edhe krijimin e grupimeve të shumëllojeshme sociale. Kur këto grupime përparojnë atëhere edhe shpërblimet që njerëzit i ofrojnë njeri – tjetrit shërbejnë për të mirëmbajtur dhe për të forcuar lidhjet e krijuara. Në të kundërt mund të ndodh dobësimi i lidhjeve, bile edhe shuarja e tyre.Vetë pabarazia e shpërblimeve (Ku futen vëndet e punës dhe realizimi i domosdoshëm i të mirave materiale) çon në mënyrë të domosdoshme në diferencimin e pushteteve brenda çdo grupimi. Kur njera prej palëve nuk zotëron asgjë për t’i ofruar palës tjetër, ose e anashkalon mundësinë e atij shpërblimi që i detyrohet lindin disa mundësi ;

Së pari, në njerën mënyrë ose në tjetrën të detyrohet njera palë të ndihmojë tjetrën mbi bazën e angazhimeve të marra më parë dhe që nisnin me krijimin e grupimit.

Së dyti, të ndërmerren nisma për të gjetur burime të tjera alternative për t’u përvetësuar në trajtën e detyrimeve dypalëshe ose shumëpalëshe.

Së treti, mund të menaxhohet situata edhe pa marrë atë që meriton të marrësh nga pala tjetër, por në një situate të re dhe me një vizion tjetër për grupimin e krijuar më parë, duke lënë shumë rezerva për përtëritjen e atij grupimi.

Së katërti, krijimi i nje varësie nga pala dominuese e grupimit, gjer në atë shkallë sa ta konsiderosh atë varësi si “Kredi të përgjithësuar”, e cila del në skenë kur atyre që dominojne në grup u duhen edhe ata që janë më të vegjël, në rolin e atributit të tyre.

Në krijimin e alencave, grupimeve politike dhe sociale vrehet se jo të gjithë pjestarët e atij grupimi kanë të njëjtën peshë specifike në grup. Kjo përcaktohet në radhë të parë nga aftësia shpërblyese që ata zotërojnë. Janë pikërisht këta partnere që konsiderohen si më të pranueshem. Janë po këta individe që mundësojnë edhe një lloj frike tek pjestarët e tjerë të grupimit, sepse i detyrojnë ata që të pranojnë kapacitetet e “Më të pasurve” pa shumë deshirë. Pas të ashtuquajturit “skaner” të testimit të lidereve potenciale të grupit, bëhet diferencimi i ndjekësve. Në fillim ndjekësit shfaqin cilësitë më të mira. Fillon brenda grupit edhe ajo konkurence rivalitetesh, kur disa pjestarë që kanë përfituar me shumicë favore dhe shpërblime nga lideri, të tentojnë të evidentojnë cilësitë negative të të tjerëve pjestarë të grupit. Njihen në histori grupe me lidere dhe vartës, por ka edhe grupime për objektiva tepër të specifikuara, pra jo grup emergjent.

Brenda grupit lindin dhe marrin forme edhe nëngrupe. Diferncimi brenda grupeve është i pashmangshëm, sepse në mënyrë të natyrëshme lindin kontrakdikta ndërmjet lidereve dhe mvartësve. E vrejmë këtë në debatin e hapet politik brenda Partisë Socialiste (Blushi – Rama) dhe në tërësinë e politikes sonë ku konfliktet, ndarjet , bashkimet , ribashkimet dhe rindarjet janë dukuri që tashmë janë bërë të modës në politikën shqiptare.

Strukturat sociale në krijimin e grupimeve determinohen me shpesh nga normat dhe vlerat. Pra nocioni i “konsensusit të vlerës” ndërmjetëson strukturat sociale. Kështu me anën e këtij konsensusi një pjestar arrin të përshtatet me normat e grupit dhe merr miratimin për konformizmin e vet, sepse ai kontribuon në stabilitetin e grupit. Atëher ky pjestar është shpërblyer nga lideri dhe kjo dukuri është bërë tashmë e traditës në politikën tonë, duke ju përqasur pjestarëve apo vetëm ndjekësve më të afërt vende pune dhe favore të tjera me përfitime material. Diferncimi brenda grupeve bën që disa pjestarë të jenë më të privilegjuar edhe me shpërblime, ndërkohë që disa të tjerë të jenë në rolin e rezervës, për të mbushur boshlleqet dhe që vetem u premtohet, por në realitet asgjë nuk ju ofrohet, duke e shtyrë gjithçka në të “ardhmen”.

Në jetën politike parimi i zgjidhjes racionale vepron dhe përqëndrohet në radhë të parë mbi aktorët që konsiderohen veçanërisht funksionale në grup. Këta aktore kanë synyme, preference (Të quajtura ndryshe vlera dhe dobi) dhe që ndërmarrja e veprimeve të caktuara ka si objekt përputhjen me preferencat sipas hierarkise së aktorëve që evidentohen në jetën politike. Kontratat sociale që lidhen në krijimin e grupimeve dhe alencave kërkojnë parashtrimin e vlerave të përbashkëta, gjë që nuk vërehet në politikën shqiptare. Edhe pse përbalten parimet konsensuale të kompromiseve të caktuara, përsëri disa ndjekës edhe pa qenë të verbër tundohen nga ata që udhëheqin grupimin dhe ose servilosen me kërkesa tejet bajate ose gjunjëzohen pa vlera të veta. Duke vëzhguar në mënyrë sinoptike qëllimet e aktoreve të politikës shqiptare vëren se në këtë pamjaftueshmëri resursesh për masën e madhe të popullit dhe në këtë përdorim tërësisht negative të tyre dallohet se politikisht janë disa veçori :

– Aktorët politike zotërojnë resurse të ndryshme dhe kanë akses të ndryshëm gjë që më se shumti varet nga rrethanat dhe nga vizionet strategjike që ndiqen.

– Eshtë e qartë se ata aktorë që zotërojnë një shumicë resursesh e kanë më të lehtë arritjen e qëllimeve, ndërsa ata që zotërojnë resurse me pakicë e kanë më të vështirë arritjen e qëllimeve për të mos thënë edhe të pamundur.

– Lidhur ngushtë me pamjaftueshmërinë e resurseve vërehet dhe faktori i “Oprtuniteteve të kostove”. Kjo presupozon analizën paraprake dhe vlerësimin kontabël të kostove, veçanërisht të indikacioneve negative të tyre, sidomos në ndërmarrjen e një veprimi pauses.

– Një aktor mund të zgjedhë një qëllim, por mund të mos ta ndjek atë në rast se resurset janë të parëndësishme , ose mundësitë e arritjes së qëllimit janë tepër të vogla dhe ai aktor rrezikon arritjen e një qëllimi pasues me të vlefshëm .

Kjo është edhe mënyra thelbesore e vëzhgimit dhe analizës së “Frontit të Majtë” për daljen me vehte në këto zgjedhje, sepse orientohet nga qëllimi pasues më i largët dhe jo nga interesa meskine të castit. “Fronti i Majtë” është i ndërgjegjshëm se ne mardhëniet sociale, ndërveprimet e individeve kufizohen më shpesh nga institucionet sociale. Pra shpesh ne nuk vërejme faktin që jeta jonë është e kontrolluar nga një shumicë rregullash, ligjesh, normash, traditash nga politika detyruese dhe janë këto në morinë e tyre të pafund që ndikojnë fuqishëm në rrjedhojat sociale. Këto kufizime rezultojnë me sanksione pozitive ose negative, sanksione që shërbejnë për të nxitur disa veprime dhe njëkohësisht për të dekurajuar disa të tjera. Eshtë e vërtetë që ndërhyrjet ndodhin në nivelin individual dhe me anën e përpunimit të mëtejshëm të tyre prodhohet më vonë niveli i sistemit social. Meqënëse individet synojnë të arrijnë qëllimet, qofshin tepër individuale, atëhere qëllimi projektohet nga vlerat dhe preferencat. Vërehet se PS dhe LSI synojnë të transferojnë kontrollin e plotë të tyre mbi aktorët e tjerë të ngujuar në grupim dhe këtë e bëjnë që të shtojnë përfitimet e tyre politike, dhe sigurisht edhe ato material.

Mund të ndodhë një “Çekuilibrim” i sjelljes kolektive, kur bëhet delegimi i njëanshëm i kontrollit , sepse maksimizimi individual nuk e çon në ekuilibër sistemin. Efikasiteti i normave më shumë varet nga aftësia për të zbatuar konsensusin, dhe sa herë që ky konsensus shkelet, humbet edhe besueshmëria. Si përfundim “Fronti i Majtë” zgjedhjen racionale të situatës sociale nuk e sheh duke ulur kokën dhe duke u gjunjëzuar në grupime false, por duke drejtuar vëmëndjen e popullit në kuptimin real të pozicionit të vet dhe duke sqaruar se çfarë janë, ç’vlerë kanë dhe çfarë synojnë këto grupime. Fronti i Majte e rithekson se jeta ka vërtuar që : Politika është burim pushteti dhe pushteti është burim pasurie.