Zgjedhjet vendore. Ambadori Lu: Mbroni demokracinë

Politika

AMBASADORI PROFILShqetësimet për procesin elektoral të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit janë denoncuar sot paradite nga shoqëria civile para ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu.  Ndërsa ky i fundit përcolli mesazhin diplomatik por dhe të drejtëpërdrejtë se “nuk janë të huajt që do të bëjnë këto zgjedhje të mirë por shoqëria civilë do të sigurojë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur” Zgjedhjet vendore të 21 qershorit u bënë objekt i diskutimit të tryezës së Forumit Civil, të organizuar sot paradite në “Hotel Tirana” ku po mori pjesë dhe ambasadori i SHBA-së, Doland Lu. Shqetësimet kryesore ishin: Klima mosbesuese.  Shkelja e ligjit për fushatë nga të gjitha partitë por dhe listat e zgejdhësve si dhe mungesa e transparencës për këshillat bashkiakë.

Konsensus mes paleve te shkelin ligjin per fushate

Afrim Krasniqi,analist: Fushata ka nisur shumë kohë më parë dhe asnjë institucion përgjegjës nuk ka reagim. Ky është tregues negative dhe ka një konsensus mes palëve për të shkelur ligjin

Njazi Jaho, konstitucionalist: “Të bëjnë një fushatë relativisht të qetë  e të kulturuar dhe të zbatojnë atë që thuhet në Kodin Zgjedhor fushatën në mënyrë të ligjshme. Nuk mund të jetë e ligjshme fushatë sharjesh shpifjesh dhe akuzash reciproke.

Afrim Krasniqi: “Partitë kanë monopolin e gjithë etapave, në proçedurën e emërimeve, shkarkimeve, zhvillimit të fushatës, proçesit monitorues të fushatës etj.”

S’ka transparencë për kandidatët e Këshillave bashkiake

 Koalicioni i Vëzhguesve Zgjedhorë: S’ka transparencë në lidhje me prezantimin e kandidatëve të këshillave bashkiakë .

Afrim Krasniqi: Asnjë media nuk ka dijeni për listën e këshilltarëve të bashkive

Heshtja për listat zgjedhore një qetësi të shqetësuar

 Alfred Moisiu: “Nuk është e qartë situata për listat e zgjedhësve, apo çfarë duhet bërë për informimin e zgjedhësit”

 Dëshira Subashi, ish anëtare e KQZ-së:  “Listat zgjedhore nëse nuk kanë marrë vëmendjen e duhur apo janë lënë qëllimisht nga kandidatët për tu marrë me to ditën e zgjedhjeve është një ogur i keq.

Njazi Jaho, konstitucionalist: “Problem është lista e zgjedhësve. Për çudi flitet pak ose aspak.  Ky moment ndryshon nga zgjedhjet e mëparshme, kur  ka pasur edhe kritika nga subjektë të vecantë. A keni dëgjuar që sot të flitet për to. E quaj këtë një qetësi të shqetësuar. Sepse është vështirë të thuhet se nuk flitet për këtë sepse listat janë të përsosura. Mungesa e një kontrolli në këtë drejtim nuk përjashton rastet e gabimeve njerëzore që mund e duhen korigjuar, dhe nëse nuk janë bërë sot të bëhen përçapje për korigjimin e tyre pas publikimit të listave.”

AMBASADORI SOT

Kodi Zgjedhor nuk pengon kandidatët me rekorde kriminale 

Njazi Jaho, konstitucionalist: “Që nga viti 2000 që është miratuar Kodi Zgjedhor e deri në fund, përsa i përket deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, apo të anëtarëve të bashkive apo komunave, nuk ka ndonjë kriter që të jetë ndalesë: është i dënuar apo nuk është i dënuar, dhe për çudi është se kur vjen puna e KZAZ-ëve, KQV-ëve dhe grupeve të numërimit të votave, vihet si kusht verifikimi i dënueshmërisë ose jo të tyre. Çdo projekt do të ishte i mirëpritur që të ndalonte persona të dënuar për krime me vendim të formës së prerë. Siç do të ishte e domosdoshme që çdo projekt i miratuar të ishte dhe në përputhje me Kushtetutën, me dokumentat ndërkombëtare, me konventën europiane të të drejtave të njeriut”

Mosbesim tek KQZ. Shitblerja e votës do të përcaktojë votën

Erjon Kristo, pedagog : “Ka klimë mosbesimi. Nuk kam besim te KQZ ka dhënë vendime absurde. Janë abuzuar me miliona dollarë që shqiptarët të kishin dicka teknologjike por edhe këtë zgjedhje nuk kemi asgjë. Klima politike është katastrofike. Sot në Shqipëri flitet për kriminelë, politikanë që duan të çlirohen nga kriminelët. Nëse nuk ka proces pastrimi, unë si popull, mendoj se janë të gjithë kriminelë. Si të votosh kur kryetarë bashkishë janë kryetarë firmash betoni. Shitblerja e votës do të përcaktojë votën. E them me garaci shkencore.  Këto zgjedhje nuk janë vendore por thjesht politike, nëse shpresoj diku shpresoj që presioni të jetë tepër i fortë ose të mos çertifikohen fare. Do doja një debat real mes kandidatëve përfshi dhe ato të pavarurit. Nëse duam të bëjmë presion ta bëjmë tani, nëse jo të qajmë këto zgjedhje sepse janë të humbura pa filluar”

S’ka rregullime si do menaxhohet vota e KQZ

: “Kodi Zgjedhor nuk ka bërë rregullime me strukturën se si do menaxhohet vota e KQZ. Nëse në gjitha bashkitë kryesore do ketë ankimime nga palët, tërë verën do kemi rinumërim votash në KQZ. Nëse do ketë ankimime do humbim sezonin turistik në Shqipëri, pra do humbim të ardhura financiare të mëdha për ekonominë e vendit.

Burimi: Ora News