Direktiva Europiane për riatdhesimin e shtetasve të vendeve jo anëtare të BE, që qëndrojnë pa leje, nuk toleron legjislacioni i Italisë, që parashikon burgim të personit që rikthehet në Itali, pasi është është riatdhetsuar në vendin e tij prej nga ka ardhur. Kështu veprohet tashmë në Gjykatën Europiane të drejtësisë, që nënkupton se emigrantët e dëbuar nga vendet anëtare të BE, nuk mund të dënohën kur kapen, nëse ata kanë shkelur afatin e dëbimit. Rasti i emigrantit skerdjan Çelaj i dënuar në 2012 për vjedhje , ku Prefekti i qytetit të Firences kishte lëshuar një urdhër dëbimi dhe policia e Firencës një urdhër largimi, duke i ndaluar rihyrjen për tre vjetë në Itali, si dhe shoqërimin urgjent në kufi, sepse ekzistonte rreziku i arratisjes, për shkak se nuk dispononte dokumente për strehimin e tij. Duke pasur parasysh mundësinë e mospagesës së biletës së avionit dhe mundësinë për ta mbajtur Çelajn në qendrën e paraburgimit, nuk ju bë shoqërimi i detyrueshëm në kufi, por megjithatë autoritetet kanë urdhëruar që shqiptari të lërë Italinë. Me dëshirën e tij shqiptari largohet në vitin 2012. Në vitin 2014 ai rikthehet në Itali ku arrestohet për shkelje të ligjit 286/1998. Prokurori kërkon 8 muaj burg për shqiptarin për shkeljen urdhërit të Kuesturës së Firencës të 17 prillit të vitit 2012, ku i ndalonte hyrjen në Itali për tre vjetë.
Kjo ngjarje ka vendosur në dilemë Gjykatën e qytetit të Firencës, e cila i është drejtuar Gjykatës dë BE-së, lidhur me pajtushmërinë me dispozitat e Direktivës 2008/115 që bën fjalë për riatdhesimin e personave që jetojnë në vendet e BE-së por që vijnë nga vendet jo anëtare të saj…Sipas mediave italiane lidhur me këtë çështje, Gjykata shtetit të Luksemburgut ka dalë me përfundimin se një shtet anëtar i BE-së, nuk mund të dënojë me burgim një shtetas që nuk është anëtar i BE-së, me pretekstin se ai ka qendruar ilegalisht në teritorin e tij.