VLADIMIR DURAJ / Nuk është fatkeqësi e jona qenia “Negativ” i udhëheqësve të politikës dhe shtetit në këto 25 vite, por klonimi i të gjthë “udhëheqësve” të të gjithë rangjeve, nga i pari e deri tek i fundit. Nëse nuk je “klon” i udhëheqësit nr-1, deri në imitim përfekt të lëvizjeve dhe të folurit, sepse të mendësisë po e po, atëhere nuk emërohesh udhëheqës në rangjet më pas si nr 2,3,4 e me radhë deri tek i fundit.
Po shoh nje debat ne K.Q.Z ku po diskutohet për pranimin e kërkesës së një subjekti politik për ç’regjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie të subjektit politik kundërshtar, për shkelje të afateve, ose siç e quajnë juristët, procedurë. E pra, këta anëtaë të .K.Q.Z-së, këta udhëheqës klonë të rangut nr-2, e kapin fort procedure, e barazojnë me Demokracinë dhe po me këtë proçedurë vrasin demokracinë e vërtetë-thelbin e saj.
Janë të gatshëm ta çojnë popullin në zgjedhje në 21 Qershor vetëm me njerin kandidat, përfaqësues të njeres forcë politike, dhe procedurën të mos e shkelin, paçka se vetëm ata dhe udhëheqësi i tyre e kuptojnë domethënien e zgjedhjeve të tilla. Si do të votohet në 21 Qershor në Kurbin, mes kujt dhe për kë do të votojnë zgjedhësit atje? A kuptoni se ç’bëni o anëtarë të K.Q.Z-së ? Klon nuk do të thotë të bëhesh edhe “më i keq” se udhëheqësi nr-1, sepse edhe ai nuk e dëshiron një gjë të tillë, jo kaq hapur e kaq harbuçe. Tregojnë për zgjedhjet e 26 Majit të 96-ës, që dihet si u zhvilluan e si përfunduan, por që nuk ishte dëshira e udhëhëqesit nr-1 të ndodhte ashtu.
– Unë u thashë që duhet t’i fitojmë me ç’do kusht e çmim këto zgjedhje, por jo në këtë mënyrë ,jo në masën 90 % – u tha klonëve të tij të rangjeve më të ulta, Berisha i asaj kohe. Thonë që kështu ka ndodhur, por sidoqoftë të veprosh siç po diskutohet në K.Q.Z është tamam kapërxim kompetencash i klonimit të “këqinjve”. Proçedura është e shenjtë kur nuk cënon shenjtërinë e demokracisë së vertet, ndryshe ajo është një instrument që “i ligu” e përdor edhe për t’i shpëtuar drejtësisë edhe për ta penguar drejtësinë.