Forcat e Policisë në qytetin e Artës kanë ngritur postbllok dhe kanë bërë ndalimin makinën drejtuar nga 35-vjeçari shqiptar. Besonte se kishte arritur qëllimin kur arriti në autostradën Arta – Antirrio, ku po transportonte një sasi të madhe të drogës nga Shqipëria me qëllim për ta hedhur në tregun grek. Oficerët e Sigurisë në qytetin e Artës kishin informacion në lidhje me transportin e drogës, dhe kanbë ngritur postblloqe në zonën e Sykoulas në Etoloakarnania dhe bën të mundur ndalimin e makinës drejtuar nga shqiptari 35-vjeçar. Gjatë kontrollit policia nuk gjerti gjë, por nuhatja e qenve bën të mundur zbulimin e drogës, në pjesën e poshtme të automjetit Policia gjatë kontrollit gjeti një pako lëndë narkotike të papërpunuar me peshë të përgjithshme prej 24 kg dhe 900 gram, është konfiskuar makinë si një mjet i transportit të drogës, dy telefona celular dhe 1.100 €. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Prokurorit e Qarkut të Artës. Gjithashtu dihet që Greqia ka ligjet nga më të ashpra në këtë drejtim dhe vendi më i preferuar i shqiptarëve në transportin e drogës. Por pyetja është si ka mundësi që Shqipëria ende nuk ka një qen për të zbuluar lëndët narkotike që kalojnë në vendin fqinjë?

AktualitetLajme
Transportonte 25 kg drogë, në pranga 35-vjeçari shqiptar
Maj 20, 2015, 12:56 pm
1075
Previous PostKlonimi i udhëheqësve, fatkeqësia jonë
Next PostDhunuan Strazimirin, Prokuroria: Ndoka e Ndreu. Burg ose punë të detyruar