Një banalitet ka pasur edhe sot gjatë seancës parlamentare, ku replika mes deputetit Kastriot Islami dhe kryeministrit Edi Rama ka injoruar edhe njëherë altarin e Demokracisë në Shqipëri. Pas fjalës së kryeministrit Rama, ish-deputeti socialist dhe aktualisht i PD-së, Islami i ka replikuar i ulur duke thënë Ramës: “Rrugaç, ki kujdes kur flet. Të kam nxjerrë nga zyra unë ty se ishe i palarë dhe ju ankove Nanos”.