Lista e vendeve më të pasura në Botë: Shqipëria në vendin e 99-të

Ekonomi Kryesore

LISTA FOTO-1Shqipëria është vendosur në vendin e 99 në listën e vendeve më të pasura në botë, bazuar në hulumtimet e “Global Finance Magazine”, bazuar në të dhënat e FMN, OECD, Banka Botërore dhe Eurostat. Sipas analizës së“Global Finance Magazine” për vendet më të pasura në botë, Shqipëria është vendosur në vendin e 99-të  të listës përkatëse (nga 184 vende) në bazë të GDP-së, lidhur me  standardet e jetesës gjatë periudhës nga viti 2009-2013. Shqipëria renditet pas Gabonit, Bullgarisë, Kazakistanit. Mali të Zi, Serbisë, ndërsa mbrapa saj renditen vendet si: Namibia,Tongo,El Salvator,Irak, Mongolia Sudan etj. Në fund të listës ndodhet kongo Kinshansa…

Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian janë në pozita më të larta, konkretisht Luksemburgu renditet ne vendin e dytë pas Katarit, vendit më të pasur në botë, dhe Singapurit që renditet në vend të tretë, ndjekur nga Norvegjia që është në vendin e katërt dhe Hollanda ne vendin e 9-të dhe Austria në vendin e 11-të. Greqia anëtare e kësaj familje që nga viti 1981 ndodhet në vendin e 42, ndërsa Portugalia në vendin e 46, Esthonia (47), Lituania (48), Polonia (49), Bullgaria (66) Rumania (73) janë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ndodhen me pozitën më të ulët në listë. Siç theksuam më lart në vendin e parë në listën e shfaqur gjëndet shteti i Katarit, që tregon norma të larta rritjeje në vitet e fundit, siç është ndër të tjera në progres, ndërsa në vend të dytë vjen Luksemburgun, vend që është konsideruar si një nga vend parajsë e botës lidhur me taksat, me kushte veçanërisht të favorshme për depozituesit.

Në vendin e tretë është Singapori, e ndjekur nga Norvegjia,  Brunei dhe Hong Kongu në vendin e 7 ndodhet SHBA dhe pas saj renditet Emiratet e Bashkuara Arabe. Zvicra dhe Australia mbyllin listën në dhjetëshen e parë si nga vendet më të pasura në planet. Megjithë rritjen e lartë të viteve të fundit të Kinës shfaqet në pozicionin e 90, ndërsa Korea e Jugut 26. Rusia është vendosur në pozitën e 52-të në listë.

Shumica e të dhënave ekonomike janë marrë në bazë të dhënave të FMN-së, dhe disa  organizatat të tjera ndërkombëtare si OECD, Banka Botërore dhe Eurostat. Bëhet e ditur se disa vende të vogla nuk janë përfshirë në këtë listë si Vatikani etj.

 

LISTA-ALBANIA