Mësohet se efektivët e Drejtorisë kundër Krimit Ekonomik kanë nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht. Kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt dhe mësohet se do të vazhdojnë të kontrollojnë deri sa të binden se ai nuk ndodhet në Shqipëri.
Ndërkohë sot bëhen plot dy javë që Ahmetaj ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. mesditën e të premtes së 7 korrikut, pak para se SPAK të firmoste urdhër-arrestin për të, Ahmetaj iku në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës. Ndërkohë tani, sipas avokatëve, Ahmetaj ndodhet në Britaninë e Madhe.