39 persona janë gjetur të vdekur brenda kontenierit të një kamioni në Essex. Kamioni ishte nisur nga Bullgaria dhe hyri në Holyhead, Wales, të shtunën.
BBC njoftoi se oficerët e Policisë njoftuan ambulancën pak para orës 1:40 a.m pasi i zbuluan ato në parkun industrial Waterglade në Eastern Avenues, Grays. Ata nisën hetimin për vrasje, pasi të 39 personat u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.
Policia po punon për identifikimin e tyre, ndër të cilët njeri është adoleshent,.
Shoferi i kamionit, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut, u arrestua si i dyshuar për vrasje.