Anija me refugjatë e bllokuar në Itali, Bushati: Jemi gati t’i marrim Ne

Politika

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati bën me dije se Shqipëria do të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Catania.

Përmes një reagimi në “Twitter” shprehet: “Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë”.

Mësohet se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi, i cili falënderoi qeverinë shqiptare për gatishmërinë.

Shqiperia qe ne duam