Kolegji Zgjedhor përzgjedhur përmes shortit pesë anëtarët që do të shqyrtojnë ankimimin e opozitës për të shpallur të pavlefshme listat e kandidatëve për deputetë të paraqitur nga PS dhe partitë e tjera.
Gjyqtarët e zgjedhur janë:
1-Tomorr Skreli
2-Gjin Gjoni
3-Sotiraq Lubonja
4-Ridvan Hado
5-Artur Malaj
Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Gjin Gjoni.
Me firmë të PAA, opozita ankimoi në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve të subjeketeve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, duke i konsideruar si të jashtëligjshme. Sipas opozitës listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qënë 28 prilli në orën 24:00 dhe jo 29 prilli.